‘Nuk dua në vdes në zyrën time, dua të vdes në plazh”. Prej vitesh themelues i Alibaba, Jack Ma, që sot ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga kolosi kinez dhe e-commerce, e mendonte daljen e tij nga skena, duke deklaruar në mënyrë të përsëritur në intervistat e tij se kishte plane të tjera në jetë për veten, sesa shenjtërimin i tij në listat e Forbes.

Fraza i takon një deklaratë në të cilën me kënaqësi, tregonte në një nga samitet e Davos, sesi Alibaba kishte lindur: duke kërkuar një birrë dhe se si kishte qenë pikërisht një mikeshë e tij nga Tennessee që i ka vënë emrin Jack dhe që ishte i lodhur të shkruante një emër që mezi e thoshte.

Gjithmonë në Davos, në 2015, ai i bënte elozhe Forrest Gump, teksa fliste për filmin e tij të preferuar, ’Përse nuk dorëzohesh kurrë’, por edhe sepse shihte diçka në brendësi të historisë Winston Groom, e ngjashme me historinë e krijimit të kompanisë së tij: ’Asnjë nuk fiton dot para duke gjuajtur balena-kishte thënë Ma-njerëzit i bëjnë ato duke peshkuar karkaleca”, dhe ‘kështu dhe ne në Alibaba i bëjmë paratë”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb