Jackie Chan, ka deklaruar një ditë më parë se e mbështet dënimin me vdekje për trafikantët e drogës.

Dënimi me vdekje për trafikantët e drogës është nisma më e re ligjore e shtetit kinez e për këtë ka pasur shumë zëra kritik, por edhe pro.

Chan, djali i të cilit është burgosur pikërisht për krime droge, tha se drogërat po lëndojnë mijëra fëmijë dhe kjo masë ekstreme do të parandalonte ose të paktën do të pakësonte një ndër të këqijat e Kinës së sotme.

Djali 32- vjeçar i Chan, Jaycee, është dënuar me gjashtë muaj burg pasi iu gjet marijuanë në shtëpi.

Jackie Chan është ambasador kundër drogës në Kinë dhe Singapor. Sipas BBC, të dy vendet e kanë vendosur dënimin kapital për trafikun e drogës. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: