PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Shqipëri dekoroi shkrimtarin e madh të letrave shqipe e jo vetëm, Ismail Kadare me Urdhrin e Pavarësisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidentja Jahjaga shprehet se “pata nderin që në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri të takoj shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin e dekorova me Urdhrin e Pavarësisë për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet sovran”.

Ismail Kadare Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936. Ai është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.kadare
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja, ndërsa ka 1000 botime në botë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: