PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot Nënkryetarin e Parlamentit të Austrisë, z.Karheinz Kopf sëbashku me një grup afaristësh austriakë, që kanë shprehur interes për të investuar në Kosovë.

Presidenca njoftoi se Jahjaga, në këtë takim, vlerësoi përkrahjen dhe ndihmën që Austria i ka dhënë Kosovës; ajo tha se Kosova po punon në krijimin e një klime të mirë të biznesit për të tërhequr investitorë nga jashtë. Nga ana tjetër, ndihma e Austrisë në procesin e integrimeve evropiane për Kosovën është shumë e rëndësishme.

Kopf nga ana e tij u interesua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe posaçërisht për kapacitetet dhe mundësitë që ofron Kosova për investime dhe shprehu gatishmërinë e Austrisë për ta mbështetur Kosovën në të gjitha fushat.

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: