PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, apeloi që protesta e nesërme të mos ketë dhunë dhe të jetë e qetë.

Sipas KosovaPress, Jahjaga foli për protestën e paralajmëruar për nesër nga opozita, ndërsa shtoi se “protesta është e drejtë e pakontestuar e secilës shoqëri”.

Por, Jahjaga tha se protesta duhet të jetë e qetë dhe pa dhunë.
“Dua t’u bëjë thirrje të gjithëve që protesta e nesërme të mos ketë dhunë dhe të jetë e qetë”, tha Jahjaga.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: