NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
4 racione mish qengji
600 gr rosnica Lunxheria
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
1 kokërr qepë
1 lgj salcë domate
Kripë, piper
Pergatitja
Vendosim në tenxhere 1 lugë vaj ulliri dhe sapo vaji të ngrohet shtojmë mishin e qengjit dhe e kaurdisim pak derisa të ndryshojë ngjyrë. Ndërkohë grijmë imët qepën dhe e shtojmë tek mishi duke e kaurdisur mirë. Më pas shtojmë salcën e domates dhe ujë të nxehtë. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe e lemë mishin e qengjit të ziejë në temperaturë mesatare. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë rosnicat së bashku me një lugë gjalpë.
(da.xha/BalkanWeb)