Një francez është shoqëruar si i dyshuar për jahtin që u gjet javën e kaluar i braktisur në det të hapur në Shëngjin.

BalkanWeb mëson se indicia që ka çuar në shoqërimin e francezit dhe implikimi i tij në këtë çështje është një dokument i gjetur brenda jahtit.

Jahti ishte me flamur slloven dhe shtetasi francez ka pranuar që jahti është i tij dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.

Ndërkohë pavarësisht dëshmisë së francezit, ka dyshime paraprake se ky jaht mund të jetë vjedhur dhe më pas autori apo autorët e kanë lënë pranë zonës së Patokut në Kurbin.

Pikërisht jahti u gjet 9 ditë më parë në Shëngjin dhe u ankorua në port teksa prej po kaq ditësh ka qenë mister ‘fati’ i pronarit apo drejtuesit të këtij jahti, teksa francezi  i shoqëruar thotë se është i tiji

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb