Mediat turke kanë shkruar në lidhje me jahtin që është gjetur në bregdetin e Shëngjinit, në Lezhë, Shqipëri. Ata nënvizojnë se një jaht u gjet në bregdetin shqiptar, ndërsa theksojnë se tashmë është bërë me dije emri i pronarit turk që ka mjetin lundrues.


“Policia shqiptare ka thënë se jahti që është gjetur në portin e Shëngjinit i përket Sezgin Javuz. Unifroat blu të Shqipërisë thonë se Sezgin Javuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit. Sipas policvisë shqiptare, biznesmeni turk akoma nuk është gjetur, kurse në Shqipëri do shkojnë edhe të afërmit e tij”, thuhet në mediat e shtetit të Turqisë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jahti që u gjet i braktisur në Shëngjin të Lezhës është me flasmur turk, ka gjatësi prej 14 metrash, një gjerësi prej 4 metrash dhe vlera e tregut tejkalon 2 milion eurot.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: