Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka bërë sot betimin në Kuvendi, duke marrë kështu detyrën e kreut të shtetit.

“Betohem se do t’i kryej detyrat e presidentit me përgjegjësi, nder, ndërgjegje, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit”, tha ai.
Në ceremoni morën pjesë një numër i madh zyrtarësh të huaj, duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe dhe Sekretarja e Përgjithshme e RCC Majlinda Bregu. Gjithashtu ishte edhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar si dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Pas betimit, Milatoviç tha se është i nderuar që është presidenti i ri i Malit të Zi.

“Unë do të jem me të vërtetë president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare dhe fetare”, tha ai.
Presidenti i ri deklaroi se së bashku me vendimmarrësit e tjerë kanë përpara detyra të mëdha, të cilat do t’i kryejnë në një mjedis më të lirë.

“Eliminimi i ndarjeve të brendshme, ndërtimi i institucioneve të forta dhe të pavarura, afirmimi i të drejtave të njeriut, shpërndarja e paanshme e drejtësisë, një shoqëri me mundësi të barabarta, si dhe krijimi i një modeli të qëndrueshëm ekonomik do të kërkojë angazhimin e plotë të vendimmarrësve dhe atyre që t’i zbatojnë ato vendime”, tha 36-vjeçari.

Milatoviç nënvizoi se prioritet i të gjitha prioriteteve do të jetë përshpejtimi i rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Ai është presidenti i tretë që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi më 21 maj të vitit 2006.

Para tij ishte Filip Vujanoviç në tre mandate, me faktin se ai u zgjodh për herë të parë pas themelimit të Bashkimit Shtetëror të Serbisë dhe Mali i Zi. Vujanoviç u zëvendësua në postin presidencial në vitin 2008 nga Milo Gjukanoviç.
Presidenti i Malit të Zi zgjidhet për një periudhë pesëvjeçare, me zgjedhje të drejtpërdrejta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb