Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë në podkastin e tij “Flasim” me skiatoren italiane, Lara Colturi, sportiste e Sport Klub Tirana.
Kreu i qeverisë, gjatë bisedës me 18-vjeçaren italiane e cila përfaqëson Shqipërinë prej 3 vitesh në kompeticionet e skive, u shpreh se Shqipëria tashmë është vendi i dytë, duke e ftuar të vizitojë malet e shtetit tonë.
“Një gjë është e sigurt, do bëhesh çfarë të duash, por një gjëje nuk do t’i shpëtosh dot.Si kampione do të jesh gjenerale apo kolonele e ushtrisë shqiptare”, iu drejtua Rama, teksa zbuloi se është një fans i skiatores italiane.
“Jam i lumtur që të kisha këtu dhe jam një adhurues i yti. Uroj të arrish të gjitha majat e botës”, u shpreh kryeministri.
Pjesë nga intervista:
Edi Rama: Po malet shqiptare i njeh?
Lara Colturi: Kam parë disa! Por, më kanë thënë se keni male të mbuluara me dëborë dhe se keni shumë projekte. Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse do të stërvitesha në ato male.
Edi Rama: Por duhet të flasësh me ato male e t’i dëgjosh ato, sepse kemi male shumë të bukura. Pastaj, tashmë është vendi yt
Lara Colturi: Po, e vërtetë. Do të doja të kaloja më shumë kohë.
Edi Rama: Një gjë është e sigurt, do bëhesh çfarë të duash, por një gjëje nuk do t’i shpëtosh dot.
Si kampione do të jesh gjenerale apo kolonele e ushtrisë shqiptare
Lara Colturi: Mirë, të shohim se si do të jetë e ardhmja
Edi Rama: Kjo do të ndjekë për gjithë jetën. Të uroj shumë suksese, gjithçka që ëndërron. Jam i lumtur që të kisha këtu dhe jam një adhurues i yti. Uroj të arrish të gjitha majat e botës.
Të presim të kalosh pushimet në vendin tënd të dytë.
(Balkanweb)