Alexander Isak është një nga sulmuesit më të mirë në Premier League dhe po udhëheq Neëcastle në luftën për një vend në Champions League. Sulmuesi suedez, i vëzhguar prej disa vitesh nga Barcelona, ​​ka dhënë një intervistë për El Chiringuito, ku ka folur për eksperiencën e tij te Sociedadi, përgjatë të kaluarës.

“Ndoshta kundërshtari më i ashpër me të cilin jam përballur ndonjëherë është Sergio Ramos, kur ai luante për Real Madrid. Ai është shumë i fortë në mbrojtje, ka mjaft fizik”- tha Isak.

Ambicia ime ka qenë gjithmonë të jem i mirë në çdo gjë. Jam rritur si numër 9 dhe tani jam përmirësuar” – shtoi ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb