Amber ka ndërprerë rrugëtimin e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. “Gjesti më tha s’e ke vendin këtu, do të çoj për striptizëm”, tha Amber gjatë debateve në prime.

Papritur konkurrentja njoftoi se po largohej nga shtëpia e Big Brother VIP. Ajo akuzoi Gjestin dhe Livian se e kishin fyer duke e quajtur pornostare.

Amber: Jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme nga Gjesti, Livia e cila më quajti aktore pornostare, më vuri emrin në tualet, kam gjithë ditën sot që e mendoj, kam presion psikologjik.

Ledioni: Do të bëjmë një pakt, do të presim deri në fund të show dhe merr vendim për respekt të publikut dhe vetes të lutem të presësh deri në fund të show-t.

Amber: Unë po qëndroj deri në fund të show-t dhe po largohem për respekt të publikut dhe televizionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb