TIRANE

Edhe pse në arrati prej mëse 22 vitesh, organizatori i masakrës në Urën Vajgurore, ka mundur të verë sërish në lëvizje procesin. Musa Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm si organizator i një prej masakrave më të rënda që ka njohur vendi, i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë për rishikimin e vendimit.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb”, se i dënuari me burg përjetë, Musa Protoduari është paraqitur pranë autoriteteve kanadeze, ku ka pajisur me një prokurë të posaçme një avokat dhe përmes tij ka kërkuar pranë drejtësisë shqiptare, rishikimin e vendimit me argumentin se është dënuar në mungesë dhe pa praninë e një avokati mbrojtës. Por edhe në këtë përpjekje të tij nuk ka marrë një përgjigje.

1542472245 5befdb6ea8bd4tekerkuarberat2
1542472245 5befdb6ea8bd4tekerkuarberat2

Çfarë ndodhi në Urën Vajgurore në 17 qershor 1997:
Masakra e Urës Vajgurore ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, në kulmin e trazirave. Nga kjo ngjarje mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS , i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie. Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit.

Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.

Të dënuar për masakrën:
1. Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm
2. Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm
3. Fran Marashi, me burgim të përjetshëm
4. Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg,
5. Sokol Ndreu
6. Gjovalin Ndreu
7. Preng Miri
8. Gjelosh Miri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb