TIRANË- Një intervistë ndryshe, me fakte të ndryshme nga ato që kanë dalë nga prokuroria dhe ekspertiza e mjkëve. Xhisiela Maloku ka folur sot për lidhjen e saj me djalin e deputetit socialist Rexhep Rraja, ndarjen dhe akuzat për dhunë në emisionin “Open” në Top Channel.
Xhisiela ka treguar fillimet e lidhjes së saj që në shkollë të mesme me Rexhep Rrajën. Ajo thotë se nga ai ka marrë vetëm një shuplakë dhe se me cigare është dhegur vetë. Madje deklaron se dhe Rexhepi ka shenja, sepse nga stresi digjnin veten kur bënin debate.
Vajza deklaroi se ka mbaruar shkenca politike dhe se tani është në master për shkenca ndërkombëtare, por, pas ngjarjes që ka ndodhur shprehet se nuk e di nëse ka dëshirë ende që të bëhet politikane.
“Unë jam rritur me nënën dhe motrën, pasi babanë e kam humbur përpara 20 vitesh. Kam qenë vetëm 3 vjeç kur u vra në vitin 1997. E mbaj mend shumë pak. Mungesën e tij e kam ndjerë shumë, në çdo moment. Mendoj se jeta ime do të kishte qenë me e mirë dhe më e sigurtë me babanë pranë”, nis rrëfimin Xhisiela.
Ajo ka deklaruar se gjithçka e ka bërë nga xhelozia sepse Rexhepi kishte shkuar me një vajzë për pushime.
E ke ndjerë mungesën e babait?
Shumë, në çdo moment.
Ka pasur një figurë që e ka zëvendësuar?
Po dajat kanë qenë pranë meje por babain s’ta zëvendëson askush.
A do kishte qenë jeta jote ndryshe me babain pranë?
Po, absolutisht po.
Me kë jeton?
Me mamin, motrën e gjyshërit.
Si është jeta e fshatit?
Nuk kam ndenjur aty, se kam bërë shumë jetën e fshatit, më shumë me fjet në shtëpi se kam qenë në shkollë.
A është e vështirë të jetosh në fshat?
po normalisht që është e vështirë sepse gjëra e parë është mentaliteti. Është mentalitet shumë i mbyllur. Vjen dhe nga meshkujt dhe nga femrat.
Mendoni që një femër në Nikël apo në Zezë jeton e paragjykuar?
Unë jam paragjykuar por kam jetuar për veten.
Ke qenë e lirë në zgjedhjet e tua?
Po, s’më ka interesuar mentaliteti. E di që do flasin por s’ka qenë pengesë për mua.
Kë do më fortë?
Motrën.
Pse?
Çdo gjë që kam me të e ndaj. Rrimë kudo bashkë.
Çfarë do doje të ndryshoje?
Do doja të ndryshoja mentalitetin.
Ke pasur gjithmonë këtë peshë trupore? Më dukesh shumë e dobët?
Jo s’kam qenë kaq. Kam rënë 12 kg nga stresi që kur dola në media.
Si e njohe Rexhepin?
E kam njohur në shkollë. Kemi qenë në gjimnaz. Aty jemi lidhur, kemi qenë 17 vjeç. Në vitin 2012.
Ka qenë dashuri me shikim të parë?
Jo jemi njohur. Kemi qenë dhe në 9-vjeçare.
Kush e bëri hapin e parë?
Ai.
Si të propozoi?
Nuk e mbaj mend.
Ti ke vazhduar studimet e larta, të ka mbështetur ai?
Po më ka mbështetur.
Pse po e vazhdon kaq vonë masterin?
Doja të pushoja dhe e fillova tani.
Çfarë kanë qenë këto vite me Rexhepin?
Kemi qenë shumë mirë. Kemi pasur dhe debate por jo gjë tjetër. Nuk ka pasur dhunë, më shumë kemi pasur debate verbale. Arsye xhelozie, mospërputhje mendimesh.
Keni pasur hyrje familjare?
Jo, jo nuk kemi pasur.
Si erdhi ndarja?
Erdhi pa kuptim. Kishim 3 muaj që nuk ishim dakord me gjërat e njeri-tjetri. Erdhi me kërkesë të Rexhepit.
Ku keni qenë?
Kemi folur në telefon.
Si u ndjeve?
Normalisht që u ndjeva shumë keq. Nuk po e besoja dot.
Jeni takuar pas këtij momenti?
Po jemi takuar. Jemi takuar për t’u sqaruar. Unë i thosha pse jemi ndarë. Ai thoshte hajde ta them këtu. Me kërkesë të të dyve.
Cili ka qenë muaji?
Që në maj. Po jemi parë dhe jemi takuar më pas.
Kur ka qenë takimi juaj i fundit?
Ka qenë në komisariat takimi i fundit, më 21 korrik. Ndodhi një konflikt mes ne të dyve. Isha në gjendje të rënduar.
A pati dhunë?
Jo nuk pati. Normalisht një shuplakë por jo më shumë. Kishim më shumë debate.
Dëshmia që ka dalë në media është nga dosja e prokurorisë, ku ju thoni që e keni takuar Rexhepin jashtë një hoteli?
Është e vërtetë.
Si përfunduat në hotel?
Me ftesë të atij. Zënka normale, vetëm një shuplakë të vetme.
Në dëshminë në media që ka dalë nga prokuroria ju thoni që jeni qëlluar me pistoletë, që është ushtruar dhunë me grushte dhe djegie me cigare. A është e vërtetë kjo pjesë e kallëzimit?
Jo nuk është e vërtetë. Këtë gjë e kam kallëzuar nga xhelozia dhe nga inati që kisha ndaj Rexhepit.
Është bërë një akt ekspertize nga një doktor…
Në Tiranë kur dola nga Komisariati e takova.
Ku e dinte ai?
E lajmërova unë. Më tha pse. Ok më tha dil më tako. E takova e më kërkoi falje.
Çfarë ndryshoi kur shkove në komisariatin numër 3?
Ndryshoi sepse ai nuk e mbajti fjalën e dhënë.
Çfarë fjalë?
Më tha që s’do bëj asgjë që të lëndojë. Dhe iku me pushime me një vajzë tjetër. Nga inati shkova ditën tjetër e denoncova për dhunë.
Kush ta ka bërë ekspertizën?
Nuk e di, mjeku, nuk e njoh.
Është një akt ekspertize me foto s’mund ta mohosh?
Nuk e di, e kam dëgjuar në media. Aty thoshte dhe prerje.
Jo hematoma dhe shenja nga cigare.
Po të shohësh në trupin tim i kam akoma ato shenja, janë shenja të një aksidenti që kam bërë në Fier. Kur po shkoja në Patos.
Keni makinë tuajën?
Ishte makina e shoqes.
Po çka thuhet në akt ekspertize për shenjën e cigares çfarë mund të thuash?
Unë e kam dhe këtu një shenjë. Kur ziheshim ne i bënim vetë. Po ta shikosh dhe Rexhepin i ka.
A je duke e justifikuar Rexhepin?
Absolutisht jo. Unë dua të them të vërtetën. Nuk jam nën presion e askujt dhe as kërcënimin e askujt.
Dua të them të vërtetën sepse vetëm për një sherr xhelozie është bërë e gjitha kjo. Nuk më ka djegur me cigare e as më ka vënë pistoletën.
E di që ka pasoja dëshmia e rreme?
Po e di. Për një gabim, janë përfolur emrat e njerëzve të pafajshëm që nuk e di për çfarë arsye e ka bërë oficeri.
Kush janë njerëzit e pafajshëm?
Duke filluar që nga babai i Rexhepit, zoti Rrahman Rraja.
(m.k/BalkanWeb)