Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24 është trajtuar historia e një të moshuare 74-vjeçare e cila prej vitesh është dhunuar nga njerëz të panjohur.

Në një lidhje telefonike në studio së bashku me vajzën e saj, e moshuara ka rrëfyer ngjarjen.

Sipas të moshuarës kjo ngjarje vazhdon që prej 5 vitesh, edhe kur bashkëshorti i saj i ndjerë ishte akoma gjallë.  Ajo shpreh se nuk i njeh autorët por dyshon se mund të jenë një grup minorenësh 16-17 vjeç që jetojnë në lagjen ku ajo banon.

Ajo shton se nuk ka pasur probleme me asnjë dhe kjo ngjarje duhet të zbardhet sepse ndihet e frikësuar dhe kërkon drejtësi.

“Nuk i njoh autorët . Nuk e di nëse kanë ndonjë problem me mua ose me bashkëshortin e ndjerë. Dyshoj se mund të jenë një grup minorenësh 16-17 vjeç që jetojnë në lagjen time.Dua që kjo ngjarje të zbardhet. Jam e frikësuar , dua drejtësi.” përfundoi 74 -vjeçarja.

Gjithashtu ka reaguar edhe vajza e të moshuarës Pjerina, e cila ka shtuar edhe disa detaje në lidhje me ngjarjen.

Ajo theksoi se përveç goditjes me grushta tek dera e shtëpisë, autorët kanë goditur edhe me gurë.

Sipas saj, babai i ndjerë për shkak të problemeve me alkoolin u bullizonte nga njerëzit në lagje.

Pjerina shtoi se ka vite që bën denoncimin e ngjarjes në policinë e Mamurrasit, por nuk është marrë shumë seriozisht nga autoritetet.

“ Disa njerëz trokasin me grushta derën dhe shpesh herë  gjuajnë dhe me gurë . Babai im bullizohej në lagje, sepse kishte probleme me alkoolin. Nuk e di pse vazhdojnë edhe bezdisin nënën time. Kam bërë dhe denoncim në policinë e Mamurrasit, por nuk është marrë shumë seriozisht” tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb