TIRANË

Kreu i Shtetit ka folur gjatë para mediave duke iu përgjigjur me durim pyetjeve të gazetarëve për takimin me Komisionin e Venecias, marrëdhënien me Parlamentin, dëshminë në Komisionin parlamentar hetimor apo edhe termin e përdorur nga maxhoranca ‘çdekretim’. Presidenti Meta u ngacmua edhe për qëndrimin e qetë në komisionin parlamentar duke treguar dhe arsyet.

“Për sa i përket qetësisë para komisionit, unë jam gjithmonë i qetë edhe kur artikuloj me forcë. Para komisionit nuk kisha si mund të isha më shumë se sa i qetë sepse të gjithë veprimet e mia janë kryer para qytetarëve, para kamerave. Nuk kam pasur asnjë arsye përse të sillesha ndryshe në këtë komision në këtë ftesë që kam pasur sepse unë dua t’ua bëj të qartë qytetarëve jam e do të jem shembulli i respektimit të institucioneve.
Kjo është një kulturë shumë e rëndësishme për vendin tonë e demokracinë tonë sepse prandaj jemi në një situatë ku sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës është vënë në pikëpyetje sepse mungon kjo edukatë.
Presidenti i Republikës ka respektuar në mënyrën më të përgjegjshme Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ka respektuar në mënyrën më të mirë të mundshme detyrimet ndërkombëtare që janë të detyrueshme më Republikën e Shqipërisë, jo të këshillueshme. Që nga konventa për të drejtat e njeriut, duke vijuar me marrëveshjen e Asociim Stabilizimit, apo detyrimet sa i takon Shqipërisë si anëtare e OSBE, ku dihet se dokumenti i Kopenhagenit është një dokument kyç i OSBE-së. Në këtë drejtim besoj që të gjithë ata që i besojnë fakteve, të bardhës mbi të zezë janë të qartë. Ata që nuk duan të binden është çështje e tyre”, theksoi Meta.

Ai tha më tej se dëgjohet shpesh se jetojmë në dy shtete, në të propagandës dhe shtetit të së drejtës. “Unë besoj se jam në shtetin e së drejtës. Në shtetin e propagandës thuhet që Presidenti nuk ka të drejtë të çdekretoj. Ju me të vërtetë thoni a ekziston fjala çdekretim në Kushtetutën e Shqipërisë? Jo nuk ekziston. Unë nuk është se kam çdekretuar, unë kam të drejtë të nxjerr dekrete. Kuvendi ka të drejtë të nxjerrë ligje. Qeveria vendime. Unë si President kam të drejtë të nxjerr një dekret për të shfuqizuar një dekret të mëparshëm, parlamenti ka të drejtë të nxjerr një ligj për të shfuqizuar një ligj të mëparshëm dhe qeveria një vendim për të shfuqizuar vendimin mëparshëm.
Nëse qytetarët do shkonin në gjykatën e Strasburgut do na shqepte me gjoba, por na mjaftojnë çështje si ajo e Becchettit. E gjitha kjo është një lojë propagandistike. Që njerëzit thonë ore mos me të vërtetë ka shkelur Kushtetutën ky? Absolutisht është e pavërtetë. kom i Venecias nuk bazohet në propagandë por i shërben forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. E sqaruam këtë punën e zhdekretimit. Nuk ekziston zhdekretim”, theksoi Presidenti.

Më tej Kreu i Shtetit qartësoi edhe ndarjen mes institucioneve dhe kompetencat.
“Së dyti këta thonë, parlamenti, që parlamenti me një rezolutë nuk ka pranuar dekretin e Presidentit dhe me këtë rezolutë, KQZ ka bërë këtë apo atë. Jemi republikë parlamentare por presidenti është president i republikës, jemi shtet i së drejtës. Detyrat janë të ndara dhe të qarta mbi bazën e parimit chechk e ballance. ka detyra që Presidenti ka pushtet ekskluziv që nuk kontrollohen, nuk diskutohen, nuk rrëzohen nga Kuvendi. Ky është një dekret i tillë. Kushtetuta këtë kompetencë ia jep vetëm Presidentit dhe nuk e ndan me asnjë institucion tjetër. Ka detyra të tjera që i ndan me parlamentin, ku hyjnë dekretet për emërime të caktuara apo për ligje.
Ky lloj dekreti nga ana kushtetuese dhe ligjore është i pakontrollueshëm dhe i takon vetëm pres të republikës sepse ia ka dhënë Kushtetua. Kushtetubërësit jo rastësisht ia kanë dhënë Presidentit këtë fuqi dhe nuk ia kandarë me parlamentin. Mund të donte parlamenti t’i zgjaste afatin vetes. Ua thashë disa elementë sepse e dini si punohet, shpikim një gjë dhe e shpërndajmë kudo. Presidenti i Kushtetutës ka respektuar kushtetutën në mënyrë perfekte”, tha Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb