Bayern Munich synon të rikthehet tek trofetë e rëndësishëm këtë sezon, teksa bavarezët ndodhen për momentin në vendin e parë në Bundesligë si dhe në fazën çerekfinale të Championsit aty ku do të sfidojnë kampionët e Italisë, Interin.

Megjithatë krahas objektivave në fushë, klubi gjerman po punon edhe në drejtim të rinovimit të skuadrës në kuadët të sezonit të ardhshëm. Lajmi që bëri bujë vetëm pak kohë më parë ishte ai i largimit të një legjende si Thomas Muller në fund të këtij sezoni nga gjigandi bavarez, megjithatë zërat folën se të njëjtin fund do të kishte edhe sulmuesi anglez Harry Kane, me sulmuesin që mund të rikthehet në Premier League.

Por ka qenë vetë bomber i Bayernit që në një intervistë për faqen zyrtare të klubit ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke u shprehur tepër i lumtur që luan në Mynih:

“Jam shumë i lumtur tek Bayern. Kemi një skuadër fantastike dhe një staf të mrekullueshëm. Çdo lojtar dëshiron të luaj në nivelin më të lart të mundshëm dhe Bayern ta mundëson diçka të tillë. Një rikthim tek Tottenham? Kam kaluar vite shumë të bukura e të paharrueshme atje, por nuk kemi patur vazhdimësi vit pas viti, Bayern është një ndër klubet më të mira në botë, është emocionuese të luash këtu.”

Harry Kane u afrua tek Bayern për një vlerë afro 100 mln euro verën e 2023. Këtë sezon ai ka zhvilluar 25 ndeshje në kampionat duke realizuar plotë 22 gola e dhuruar 8 assist. Ai do të tentojë me Bayernin titullin e parë kampion në karrierë, një tabu që e përndjek prej vitesh 31 vjeçarin anglez.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: