Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ishte pjesë e seancës dëgjimore në vijim të procesit gjyqësor për atë që njihen si “paratë e heshtura”, në Gjykatën e New York-ut.
Në fjalën e tij, Donald Trump këmbëngul se ai është i pafajshëm. “Fakti është se unë jam plotësisht i pafajshëm. Nuk kam bërë asgjë të keqe”, thotë ai.
Po ashtu, ai ka përmendur edhe faktin e fitores në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024, duke thënë në gjykatë se ai fitoi votën popullore me “miliona e miliona vota”.
“Ata e kanë parë gjyqin tuaj, kështu që e kuptuan”, tha Trump për votuesit.
Më pas fjalën e mori gjyqtari i çështjes, Juan Merchan, i cili tha se “Vendosja e dënimit është një nga vendimet më të vështira dhe më domethënëse që çdo gjyqtar i gjykatës penale është i thirrur të marrë”.
(BalkanWeb)