“Më kanë hequr topin, jam i trishtuar”. Ivan Rakitic nuk përdor lojëra fjalësh për të përshkruar situatën që po kalon te Barcelona, është i drejtë për drejtë ashtu siç është i qartë fakti se kroati nuk bën pjesë në planet e trajnerit Valverde: “I kuptoj dhe i respektoj vendimet e trajnerit dhe klubit por un nuk jam 38 vjeç, jam 31 dhe e ndjej se jam në momentin tim më të mirë. Kam dhënë shumë në këto 5 vite te Barcelona. Si mund të ndihet një fëmijë kur i heqin lodrën? I trishtuar. Në të njëjtën mënyrë ndihem dhe un”, u shpreh Rakitic i cili këtë sezon është aktivizuar vetëm në 10 ndeshje( 7 në La Liga dhe 3 në Champions).


Rakitic
Rakitic

Nga fjalët e Rakitic kuptohet qartë se kroati dëshiron të largohet, mbase që në merkaton e janarit, pavarësisht se me Barcelonën ka një kontratë që i skadon në qershor 2021. Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, Rakitic mbetet një dëshirë e vjetër dhe konkrete e dy klubeve të Serie A, Juventus dhe Inter. “Zonja e Vjetër” ka vendosur kontaktet e para ndërsa Inter sheh te Rakitic njërin e duhur, futbollistin me eksperience që Conte dëshiron për të përforcuar mesfushën.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb