TIRANE

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt është shprehur se nuk eshte i lumtur me situatën e krijuar sot në tryezën për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat në përfundim të tryezës, Borchardt tha se do shohin më me kujdes hapin e radhës.

“Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë” -u shpreh ambasadori i OSBE.

Tryeza e sotme e iniciuar nga OSBE për reformën zgjedhore, u shoqëruar me debate të ashpra mes palëve. Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso u largua nga takimi pas fjalimit ku propozoi ngritjen e një strukture të posaçme për këtë cështje. Gjithashtu tryeza u braktis më pas edhe nga opozita parlamentare

A jeni i zhgënjyer nga ajo që ndodhi sot në këtë tryezë?

Ambasadori Borchardt: Çfarë do të thotë i zhgënjyer? Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të bëjmë hapa të vegjël.

A jeni i lumtur në përgjithësi?

Ambasadori Borchardt: Sigurisht që nuk jam i lumtur. Njerëzit po humbasin mundësitë që iu ofrohen.

Cilat ishin pritshmëritë tuaja?

Ambasadori Borchardt: Që njerëzit të qëndronin dhe të dëgjonin ç’ishin për të thënë ata që kemi sjellë këtu.

Hapi tjetër?

Ambasadori Borchardt: Do ta shohim.

Si ju duk propozimi i Partisë Demokratike që të jenë ndërkombëtarët që ta marrin në dorë reformën zgjedhore?

Ambasadori Borchardt: Nuk e qeverisim ne këtë vend. Ne nuk jemi këtu të zgjedhur nga ju. Por, ne, sigurisht, e mbështesim vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb