BRITANI-Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me një mashtrues rus, i cili është hequr si kryeministri armen, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës, bëri sot të ditur Ministria që ai drejton.

Ministri i Punëve të Jashtme, pasi e kuptoi që ishte një mashtrim, i ka dhënë fund telefonatës.

”E verifikuam dhe u bë menjëherë e ditur se ishte një mashtrim telefonik”, shtoi Ministria.

Biseda me personin abuzues, i cili dyshohet të ketë lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, zgjati 18 minuta dhe u zhvillua javën e kaluar, saktësoi e përditshmja britanike ”The Guardian”. Një tjetër shtetas rus ka marrë pjesë në ideimin e kësaj farse.

Të identifikuar si Alexeï “Lexus” Stoliarov dhe Vladimir “Vovan” Kouznetsov, ata publikuan regjistrimin e bisedës telefonike, ku Boris Johnson e siguron personin nga ana tjetër e telefonit, të cilin e mendon se është kryeministri i ri armen Nikol Pachinian, për mbështetjen e Britanisë së Madhe.

Kreu i diplomacisë diskutoi gjithashtu marrëdhëniet e vështira mes vendit të tij dhe Rusisë.

“Kam dyshime që Rusia nuk po distancohet nga veprime të rrezikshme, në një mënyrë apo një tjetër. Ne nuk kërkojmë Luftë të Ftohtë, por dëshirojmë të shohim përmirësime në sjelljen e Rusisë”- shtoi ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb