Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se moderatorja bukuroshe Viola Spiro është ndarë nga i dashuri i saj Valentin Selaj me të cilin është kapur disa herë mat dhe është komentuar shumë në media. Burime për “Panorama Plus” treguan se çifti nuk janë më bashkë dhe nuk e kaluan as festën e Shën Valentinit së bashku.

Ndërkohë Viola e ftuar tek “Rudina” ka folur për herë të parë edhe për ndarjen. E pyetur nëse është ndjerë e paragjykuar, ajo u shpreh se është natyrë e ndjeshme dhe është ndjerë shumë herë se e kanë paragjykuar në lidhje me Valentinin.

 640 0 5c743fec2c8e5
640 0 5c743fec2c8e5

“Po, jam ndjerë shumë herë e paragjykuar. Varet nga tipi dhe natyra. Unë jam natyrë e ndjeshme. Sigurisht që më përpara më ka ndikuar më shumë, por prapë më ndikon. Nuk mund t’i shpëtoj kësaj gjëje”, u shpreh Viola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: