Xheneta Fetahu ka bërë ditën e djeshme (e hënë) një rrëfim prekës të jetës së saj në Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka treguar në detaje për fëmijërinë që kishte, sfidat që kaloi e po ashtu edhe për lidhjen toksike.

E njëjta tregoi se e ëma e kishte lënë që kur ishte njëvjeçe dhe se më pas për të dhe të vëllanë u përkujdes njerka.

Për këtë të fundit, modelja ka bërë një dedikim të veçantë, duke e marrë shembull për çdo gjë.

“Jam në gjendje të bëj gjithçka për të. Jam në gjendje me heq pjesë nga trupi për të”, u shpreh ajo.

Në pamundësi për t’u takuar pasi nuk ndodhet në Kosovë, ajo mori një mesazh nga ajo.

Xhenetës ia dha disa këshilla që duhet t’i zbatojë në lidhje me lojën e saj deri në fund.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: