TROPOJE


Kryeministri Edi Rama po mban fushatë elektorale në Tropojë. Ai tha ndër të tjera se nuk do ia përmendë emrin ish-kryeministrit, pasi është “në shtëpinë e tij”.


Rama theksoi se qeverisja e ish-kryeministrit e shkatërroi Valbonën, ndërsa shtoi se qeveria që po drejton do ta ketë në fokus këtë bukuri natyrore për Shqipërinë dhe mbarë Europën.


Ne do bëjmë të mundur që këto bukuri të tropojës të kthehen në burim pasurie për njerëzit. Duhet bërë akoma më tepë në tropojë, për qytetin dhe fshatrat përreth. Mjaftojnë që të bëjmë të qartë dallimin kur qeverisim ne dhe kur qeverin ata. Unë jam në shtëpinë e tij dhe s’dua t’ia përmend emrin.

Edhe Valbona që është pasuri e Europës, u desh që të vija unë që të ndalohej masakra e 11 hidrocentraleve njëri pas tjetrit. U shkatërrua Valbona, edhe pse ishte rritur dhe lindur këtu. PD sot është rrugëve. Ne kemi bërë punë, ndryshe nga PD.  Avni Ponari po ndërton një hotel me 5 yje këtu në Tropojë dhe të jeni të bindur që është vetëm dallëndyshja e parë, që do të sjellin këtu turistë, do krijojnë perspektivë për vajzat dhe djemtë e këtij vendi”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: