Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë, Grigels Muçollari, ka shpjeguar arsyet pse vendosi të garojë në listën e hapur të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në programin e drekës në News24, ai theksoi se për PD nuk ka rëndësi nëse lista është e hapur apo e mbyllur, por vetëm nëse është fituese.

“Unë ja kisha komunikuar kryetarit vendimin tim për të qenë në listën e hapur të PD. Jemi dy partitë më të mëdha. PD po hyn për të fituar zgjedhjet dhe nuk ka listë të hapur apo të mbyllur, ka vetëm listë fituese apo jo,” – u shpreh Muçollari.

Ai theksoi se synimi kryesor i opozitës është largimi i Edi Ramës nga pushteti më 11 maj, dhe se do të zhvillojë një betejë të fortë elektorale kundër Partisë Socialiste.

“Unë garoj për herë të parë për të qenë deputet dhe jam i përgatitur për të bërë një betejë votë për votë me PS-në, dhe kjo betejë bëhet në listën e hapur,” – deklaroi kandidati demokrat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb