Diplomati i karrierës dhe Sekretari për Politikën e Jashtme në Partinë e Lirisë Agim Nesho, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se është rrahur në kohën e Gazidedes.
Nesho tha se ka qenë kritik i Sali Berishës, por shtoi se proceset ndaj Metës e Berishës janë politike. Ai tha se shteti është kapur dhe se një ditë do të zbërthehet.
Agim Nesho, Sekretar për Politikën e Jashtme në Partinë e Lirisë: SPAK duhet të shikojë se nuk ka inceneratorë, që paguan ky popull taksa. Gjyqi ndaj Ilir Metës është proces politik. Nuk besoj te kjo drejtësi, që mban liderin e opozitës në burg për akuza qesharake. Unë kam qenë kundërshtar i Sali Berishës, në kohën e Gazidedës dhe më rrihnin, dhe sërish mendoj se është proces politik. Këtu ka shtet të kapur, që një ditë do të zbërthehet. E gjitha bëhet që qeveria të shtrojë rrugën për fitore në zgjedhje.
(Balkanweb)