Seanca për shqyrtimin e vendimit për lirimin e Safet Gjicit është shtyrë në datën 11 nëntor 2024 me vendim të Gjykatës së Elbasanit. Seanca është ndërprerë për arsyje dokumentacioni të parregullt pasi avokati mbrojtës ka deklaruar se Gjici ndodhet në burgun e Lushnjes ndërsa në dokumentacionet e gjykatës rezulton se ish kryebashkiaku po e kryen dënimin në Durrës.

Ndërkohë nga ana tjetër gjykata e Elbasanit ka kërkuar që të kryhet ekspertiza mjeko – ligjore për të vërtetuar prentendimet e ish-kryebashkiakut të Kukësit për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjici ka kërkuar që të lërë qelinë pasi pretendon se është sëmurë.

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Alma Kaçi u dënua me 1 vit burgim nën akuzën e prostitucionit.

Safet Gjici dhe Alma Kaçi akuzohen lidhur me videoskandalin seksual në zyrën e bashkisë i publikuar në qershor të 2023.

Më 7 shkurt 2024, Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin dhe dënoi me 4.6 vite burgim ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Gjicin u ul me 1 vit dhe përfundimisht Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi atë në 24 qershor 2024 me 3 vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb