Një video e frikshme është shpërndarë në internet, ku duken policë amerikanë të cilët qëllojnë për vdekje një grua shtatëzënë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve.


Gruaja ende nuk është identifikuar, ndërsa FBI tha se po hetohet rasti. Në pamje, gruaja dëgjohet duke u shprehur: “Jam shtatëzënë”. Ndërkaq, Departamenti i Policisë në Baytoun të Teksas ka lëshuar disa detaje rreth incidentit, por nuk kanë konfirmuar nëse gruaja ishte në të vërtetë shtatzënë.


Sipas disa mediave, policia e qëlloi gruan shtatëzënë dhe e la atë të vdekur në vend.