Analisti Arian Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se ndihet shumë pesimist për situatën.

Vasjari theksoi se nëse palët politike në vend nuk gjejnë konsensus, shqipatrët do të enden në një vakum të tmerrshëm.

Unë kam skepticizëm për të kaluar këtë krizë. Unë kam bindjen se kjo krizë nuk zgjidhet kushtetueshmërisht. Duhet të kuptojmë se Kushtetuta nuk është rregullore, por është projekt bashkëjetese politike, morale, shoqërore etj.

Nëse këta nuk kanë vullnetin që të bashkohen as këtë rast, ne do të endemi në këtë vakum të tmerrshëm, të gjithë pa përjashtim. Jam thellësisht pesimist. Uroj që politika të bëjë diçka dhe të më hidhen poshtë këto që them, por e shoh shumë të vështirë”, tha Vasjari.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb