Presidenti i vendit Ilir Meta në një dalje publike për mediat ka folur për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese. Meta pranoi se mënyra sesi KED është sjellë e ka vënë ën situatë të sikletshme.

Veprimet e KED dhe mënyra si është sjellë parlamenti më kanë vënë në situatë delikate. Ne nuk bëmë publike komunikimet me KED, sepse nuk mendonim se do të shkonin deri në këtë marrëzi. Kushtetuesja duhet bërë sepse e kërkojnë edhe ndërkombëtarët, sepse e kuptojnë se situata është tepër problematike në drejtim të garantimit të shtetit të së drejtës. Unë jam sot në këtë situatë të vështirë, duke ndarë këtë vështirësi me të gjithë qytetarët. Nëse presidenti nuk është në gjendje jo komode, të gjithë e kuptojnë se kjo nuk është për shkak të kreut të shtetit. Nuk duhet shtyrë pa fund procesi”, tha Meta.

E pyetur se përse ndërkombëtarët kanë përshëndetur zgjedhjet e KED, Meta tha se SHBA, BE dhe Komisioni i Venecias janë ata që kanë firmosur edhe Kushtetutën e Shqipërisë.

“Besoj se jam shumë i qartë për këtë çështje. Kushtetuta qëndron mbi gjithçka në Shqipëri. Kush mendon se mund të bëj shaka, duhet të marrë përgjegjësi të tij. Unë Kushtetutën që kam firmosur e kam bërë me BE, SHBA, me Komisionin e Venecias dhe me popullin shqiptar. Kjo është e vetmja Kushtetutë që garanton Republikën”, deklaroi Meta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb