Emisioni ‘Në Shënjestër’ në ‘News24’ me drejtuese gazetaren Klodiana Lalën, publikoi mbrëmjen e sotme të dhëna të reja mbi ecurinë e dosjes hetimore Jan Prenga. 22 muaj pas rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të 49-vjeçarit, gazetarja raportoi gjatë emisionit se të arrestuarit me bujë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, tashmë mund të konsiderohen si njerëzit që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare.

‘SPAK,- raportoi më tej gazetarja,- ka kërkuar pushimin e çështjes penale për të dyshuarit Barjam Hajri dhe Leonard Hajri, përkatësisht babai dhe vëllai i Altin Hajrit.’. Po kështu është kërkuar pushimi i çështjes për Elton Hajrin, kushëri me Altin Hajrin, pronarin e ‘Golden Resort’ që rezulton të jetë edhe pronar i furgonit më te cilin u transportua nga garazhi trupi I torturuar i Jan Prengës.

Nga akuza pritet të shpëtojnë edhe Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj, të cilët qëndruan për disa muaj në paraburgim dhe më pas u hetuan me masa më të lehta sigurie. Lidhur me të dyshuarit e tjerë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës; Dritan Rexhepi, Altin Hajri. Gentjan Doçi Funiqi dhe katër të dyshuarit si rrëmbyes, prokuroria ka vijuar çështjen dhe vazhdon hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb