TIRANE- Të ardhurat doganore në fund të muajit mars të këtij viti llogariten 31,578 milionë lekë nga 31,267 milionë lekë të planifikuara në fillim të vitit, me një realizim prej 101%.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat doganore gjatë këtij muaji janë rritur me 2,302 milionë lekë në krahasim me një vit më parë. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2015 u mblodhën 29,276 milionë lekë.

Gjatë muajit mars, sipas të dhënave zyrtare të Administratës Doganore, u arkëtuan 11,726 milion lekë ose 23 milionë lekë më shumë se plani si dhe 611 milionë lekë më shumë se muaji mars i vitit paraardhës. Të ardhurat doganore përbëhen nga taksa doganore, akciza, tatimi mbi vlerën e shtuar si dhe renta minerare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: