Në emisionin Open në News 24 u diskutua për deklaratat e kreut të PL Ilir Meta, si dhe për punën që po bën SPAK.

Lubonja tha se në Shqipëri historikisht liderët politikë kanë punuar kundër interesit të shqiptarëve, por vetëm për interesin e klanit të tyre. Politilogu Zekthi tha se partitë në vendin tonë janë e njëjta strukturë e së keqes.

Fatos Lubonja: Kemi një sistem që nisi me piramidat, ishte sistem që grabiste shqiptarët, një sistem piamidal-mashtrues dhe Sali Berisha ishte president i vendit dhe në vend se të shikonte se kush është Sudja etj, tha se paratë e shqiptarëve janë të pastra. Ideja e grabitjes të shqiptarëve ka vijuar me të gjithë liderët. Unë kam shpresuar që partitë nga bandë të ktheshin në parti politike. Unë jam realist, nëse futet në burg Berisha dhe Meta do ishte jo mirë për demokracinë tonë, sepse kjo është opozita që kemi. Shqipëria është bërë narko-shtet sot, nuk ka qenë narko-shtet. Rama thotë nuk kam frikë, do bëj 500 kulla. Me çfarë paresh bëhen këto përpos se me të zeza.

Fitim Zekthi: Jam kundër idesë së Lubonjës për tre banda, por për mua është e njëjta gjë. Nuk kthehen bandat në parti. Janë një bandë, janë armiq të njëri-tjetrit, por janë dhe aleatë, nëse preket habitati ku ata jetojnë.

Fatos Lubonja: Janë banda dhe po tentohet tani të bëhet një bandë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb