DROPULL

Kryeministri Edi Rama nga Dropulli tha se duket sikur të gjithë politikanët në opozitë janë çmendur. Rama ka bërë batuta e ironi me politikanë të opozitës.

Ai tha se “fallxhorja” vazhdon të besojë në fate, ndërsa për Tritan Shehun u shpreh se gati sa nuk u hodh në lumë vetëm që ta ndalte rrugës. Kreu i qeverisë theksoi se ajo b2ëëjnë këta politikanë në opozitë vetëm politikë nuk mund të jetë.

“Besoj se do bëjmë mirë për Dropullin, siç kemi bërë me Gjirokastrën. Shikoni ne jemi njerëz normalë, komunikojnë si njerëz. Pashë një status të Tritan Shehut, shyqyr Tritani është gjallë se do kishte rënë në lumë. Unë iki nga qyteti në qytet, kurse këta vijnë pas meje. Më rrisin shpejtësinë që të iki më përpara. Njerëz që merren me politikë, kriminelët, mafia, droga, vetëm këta dinë të thonë, kurse program kanë zero. Nuk ke kë të zësh, njëri filxhan. Nuk e di janë ca sekte fetare që mallkojnë. Futi në televizor dhe mallko. Sikur Zoti të merrej me fushata, do i thoshte fallaxhoren.

Se kush i ka blerë votat në Shqipëri e dinë të gjithë shqiptarët. Ku hyn këtu sfida demokratike. E kthyem politikën në sport fizik, futej kryetari i partisë, nxirrte vezën, tjetra gjuan me çizma. Ku hyn politika këtu, se politika është që mblidhemi për një ide. Ajo tjetra andej thotë e dashuroj molotovin. Oh ç’kishte dashtë një molotovë thotë kryetarja e Bashkisë Shkodër. Këta janë çmendur, mirë u çmendën, por keta janë çmendur të gjithë bashkë. E keni parë Neritan Cekën 80 vjeç burrë o xhind sikur i kishin hedhur bërtiste mallkuar qumështi gjiza, mallkuar buka, mallkuar fëmijët, mallkuar. E kishte kap tartakuti”, tha Rama. Edi Rama nënvizoi se Dropulli do të ndryshojë, ashtu sikundër ka bërë PS me Gjirokastrën.

 (d.xh/Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: