Menjëherë pas lajmit që Bradley Cooper dhe Irina Shayk po presin një fëmijë, modelja 30 vjeçare e Victoria’s Secret është parë në Los Angeles me një unazë të mrekullueshme në gisht.


Të gjitha dyshimet të çojnë te një ngjarje e vetme, “fejesa”. Unaza e madhe prej smeraldi, e rrethuar me një aureolë diamantesh mund të jetë jotradicionale për fejesë, por kjo nuk do të thotë se nuk është përdorur asnjëherë, pasi ajo është e ngjashme me unazën që princi Wiliam, i ka propozuar dukeshës Kate Middleton.
(da.xha/BallkanWeb)