TIRANË

Krerët e besimeve fetare në vend përçuan këtë mbrëmje mesazhe paqeje për besimtarët shqiptarë, në ditën kur myslimanët festojnë  festën e “Fiter Bajramit”.

Të pranishëm në studion e emisionit  “Dritare me Rudinën” në News 24,  ata folën edhe për terrorizmin, ndërsa theksuan se ata që marrin një veprim të tillë janë “frikacakë” dhe nuk kanë asnjë lidhje me fenë dhe besimin.

Pjesë nga biseda:

Haxhi Bujar Spahiu: Një shembull i bukur që ka ndodhur në Durrës. Krerët fetarë dilnin për të shëtitur krah për krah me njëri-tjetrin dhe  ishin një shembull edhe për njerëzit. Besimi është çështje  zemre, por vlerat janë të përbashkëta për secilin nga ne. Feja është paqe në vetëvete, paqe me njeriun, paqe me të tjerë dhe kjo është e futur thellë në zemrën e njerëzve.

Baba Mondi: Nga dashuria dhe dashamirësia zgjidhen të gjitha gjërat. Të ulen në dialog dhe populli shqiptar meriton gjithçka më të mirë.

Haxhi Bujar Spahiu: KMSH-ja ka qenë parandalues i këtyre gjërave. Feja është paqe dhe nuk ka asnjë lidhje me veprimet ekstreme të individëve radikalë. Aktet e tilla nuk kanë lidhje fare me fenë. Terroristët nuk kanë as fe dhe as identitet. Terroristët janë frikacakë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: