Dy aktorët protagonistë të serialit “Çapkëni i pasur”, Sejran dhe Ferit, duket se i kanë dhënë fund raportit të tyre edhe në jetën reale. Prej kohësh, Afra Saraçoglu dhe Mert Ramazan Demir kanë jetuar të lumtur dashurinë e tyre që lindi nga seriali, por, ndoshta romanca ka marrë fund.

Mediat turke shkruajnë se dy aktorët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndaj edhe duket se janë ndarë. Ende mendohet se dy aktorët janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por heqja nga rrjetet sociale tregon që punët nuk i kanë shumë mirë.

Afra Saraçoglu dhe Mert Ramazan Demir nuk dhanë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: