Në fushën e lojës janë takuar me qindra herë si rivalë, por shumë futbollistë të “Superiores” nuk e fshehin miqësinë që kanë në jetën e përditshme. Rasti konkret është një drekë që ka mbledhur sot në Korçë futbollistë të katër skuadrave të Superiores.

Sabien Lilaj i Skënderbeut, Emiliano Vila i Partizanit, Erando Karabeci i Tiranës dhe Ditmar Bicaj i Vllaznisë ishin sot së bashku me partneret e tyre duke drekuar në një nga restorantet e qytetit të Korçës.

Të katërt kanë qenë pjesë e kombëtares së moshave në vitet 2007-2010, duke luajtur shpesh përkrah njëri-tjetrit dhe kanë ruajtur një miqësi të ngushtë që nga ajo periudhë.
31735_399766354398_2105576_n-470x319
Duket se iniciatori i kësaj dreke ka qenë Sabien Lilaj, mesfushori është ai që e njeh më së mirë këtë qytet pasi luan për llogari të Skënderbeut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb