Një atentat me armë zjarri tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar. 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua në zonën e Dragoçit, në Postribë, brenda në automjetin e tij. Ai ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Benz” kur ndaj tij është hapur zjarr.

Xhaxhai i viktimës Naim Mataj ka theksuar se nipi i tij nuk ka pasur asnjë konflikt. ‘Punonte në Malin e Zi si mjeshtër. Para afro një viti e gjysmë ka qenë në Belgjikë ndërsa kohët e fundit ka punuar në Malin e Zi. Vëllai i tij ndodhet në Belgjikë. Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë patur gjendjen ekonomike të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb