Në gusht të vitit 2011, policia vret një burrë në rrethinat londineze të Totenhamit; mijëra persona u bashkuan në protesta. Të cilat u shndërruan në revolta të zgjatura ditë e ditë me radhë. Për të identifikuar personat e përfshirë, shumë nga të cilët kriminelë të zakonshëm, Scotland Yard-i iu kthye policëve të specializuar të VIIDO [Visual images, identifications and detections office]. Agjentët vëzhgojnë mijëra foto të shkrepura në revolta dhe i ballafaqojnë me ato të arkivave. Rezultati? Njëri prej tyre njohu 190 vrasës dhe nga një total prej 5000 pamjesh, policët e VIIDO rrëmuan e gjetën 609 të dyshuar.
Të ndryshëm në ekstrem
Po kush janë këta agjentë? Janë super-njohës, njëherë ta kenë parë një fyryrë, nuk e harrojnë më. I ka gjetur pothuajse rastësisht Richard Russell, atëherë në Universitetin e Harvardit. Ndërkohë që studionte një defekt cerebral, prosopagnosia (mungesa e kapacitetit për të njohur fytyrat) ka zbuluar që dikush kishte “defektin” e kundërt, që është kapaciteti për të parë një fytyrë e pastaj të mos e harrosh kurrë. “Midis normalitetit e sëmundjes këta supernjohës të bëjnë të mendosh që është një spektër i vërtetë kapaciteti”, komenton Russell. Kalohet nga një gjëndje patologjike, si të mos njohësh gruan (ose vjehrrën), deri në gjendjen ku pas disa vitesh arrin të kuptosh kush fshihet pas një maske ose një kaske nga ato të skive. Çfarë ndodh në trurin të supernjohësve, megjithatë, është ende një mister i madh.
Të dëgjosh notën e pastër
Po është më e lehtë për të kuptuar se çfarë ndodh në një kategori tjetër të supernjerëzorëve, ata të pajisur me vesh absolut. Zotëruesit e kesaj “dhuntie” janë të aftë të identifikojnë lartësinë e një note kur është luajtur veças, që do të thotë se nuk kanë një “pikë reference”, si një diapazon. Edhe pse nuk e thonë, muzikantët janë paksa ziliqarë për zotëruesit e veshit absolut. Një nga më të famshmit ka qënë Wolfgang Amadeus Mozart; ishte në gjendje, që fëmijë shtatë vjeç, të njihte një notë të pianofortes ose të një kambane, edhe nëse e dëgjonte në rrugë.
“Në çdo rast”, vëzhgon Carlo Andrea Rozzi, fizikant i institutit Nanoscienze i CNR e muzikolog amator, “në muzikën perëndimore moderne janë më të rëndësishme intervalet midis notave, sesa frekuenca absolute”. Nj gjë kjo që ka ndryshuar me kohën: “la”-ja, për shembull, nota e referimit, ka një frekuencë “balerina”. Në shek e XVI, për instrumenta të caktuar ishte prej 332 HZ,, ndërsa në ditët tona është më e mprehtë, prej 440 HZ: një muzikant i Rilindjes do të kishte vështirësi të njihte një notë të sotmen.

Studimet mbi veshin absolut kanë qënë të shumta. Është zbuluar që shumica e atyre që e zotërojnë jetojnë në vendet e Azisë Lindore, që kanë të përbashkët një tipar të gjuhës. Gjuha kineze ose vietnameze janë në fakt tonale, pasi domethënia e fjalëve varion sipas shqiptimit të zanoreve, nëse janë të gjata ose të shkurtra, serioze ose të mprehta. “Fjala kineze “ma”, shpjegon Rozzi, “do të thotë nënë, kalë, divan e qortim, sipas intonacionit”. Sipas Diana Deutsch, docente e psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego dhe eksperte e perceptimit muzikor, të gjithë lindin me gjene që lejojnë leximin perfekt të notave. E shumë fëmijë të ekspozuar ndaj gjuhëve me ton kanë vesh absolut, pasi e ushtrojnë që nga lindja. Jemi ne Perëndimorët që e humbasim këtë kapacitet. Në thellësi, megjithatë, edhe pa veshin absolut, të gjithë e dëgjojnë muzikën. Nuk është kështu për më të magjishmen e superfuqive, “tetracromian”, që është kapaciteti i të parit 4 ngjyra, në vend të tre ngjyrave bazë.
Një ylber privat
Sytë e të gjithë burrave dhe të gjithë grave “normale” kanë në retinë tre tipe celulash, secilës prej tyre i korrespondon një pigment, që është një proteinë e ndjeshme ndaj një gjatësie vale të dritës. Tre pigmente, tre ngjyra: blu, e verdhë-jeshile dhe jeshile, që i japin origjinën trikromisë. Me tre ngjyra dhe me kombinimet e tyre, shohim botën se si është. Por hera-herës gjenetika bën ndonjë lojë, pothuajse gjithmonë ndaj grave; pigmented janë të kodifikuara në kromozomet seksuale, e gratë kanë dy, njëri nga të cilët mund të pësojë mutacion. Nëse për shkak të kësaj, pigmenti i lidhur me kromozomin mutant modifikohet, bëhet i ndjeshëm në një gjatësi vale të mëtejshme. E ngjyrat bëhen më të pasura, më të “ngjyrosura”. Nëse me tre pigmente perceptohen rreth një million ngjyra, me katër këto bëhen pothuaj njëqind milionë. Një ylber njëqind herë sa yni, në teori. Por pamja nuk është e bërë vetëm nga pigmente: është edhe rruga që shkon nga retina në tru, përmes nervit optik deri në zonën pamore.
“Janë studiuar”, thotë David Melcher, që jep mësim psikologjinë në Trento e bën pjesë në Qëndrën Interdipartimentale Mendje/Tru e Roveretos, “rreth njëzetë gra me katër pigmente. Nga këto vetëm njëra është në gjendje të dallojë një numër të madh të ngjyrave të ndryshme”. Është pyetur sesi e percepton botën. Përgjigja? “Është e pamundur të përshkruash një botë me më shumë ngjyra nga ato që shikoni juve, kështu siç është e vështirë t’i flasësh një daltoniku për ngjyrën rozë”. Pasi u zbuluan tetracromatet, çarë detyre mund të kryejnë në shoqëri? “Përse të mos t’i përdorësh në modë e në projektime”, sugjeron Melcher, ku variacionet e ngjyrave në stofra janë themelore?”.
Gjithmonë në sytë tanë janë  një palë proteina (CRY1 e CRY2) që munden të zgjerojnë akoma më tej pamjen tonë; reagojnë në fakt në fushën manjetike.
Për tani kjo fuqi ka qënë e demonstruar vetëm në mushkonjat dhe zogjtë, por ka edhe nga ata që dyshojnë se shqisa manjetike është e pranishme edhe tek njerëzit. Edhe pse nuk dimë si ta përdorim.
Një punë si kuzhinier
Të komunikosh me atë që nuk e shikon botën si ti është një vështirësi që e ndeshin edhe supershijuesit, persona që i ndiejnë aromat më të theksuara. I ka zbuluar në 1975 amerikania Linda Bartoshuk, një nga studiueset kryesore të shijes.
Supershijuese janë gratë me 35% dhe burrat me 15%. Kur shijojnë ushqimet, në veçanti ato të hidhurat, kanë një ndjesi të shtuar në krahasim me personat normalë. Kërkimet kanë përcaktuar që këta persona kanë një përgjigje më të fortë edhe përkundër të ëmblave ose shijeve të tjera [që janë të gjitha pesë: e ëmbël, e hidhur, e kripur, e thartë e umami (shija e monosodiumit glutamat)]. “Për shkak të natyrës gjenetike”, thotë Masimiliano Zampini, edhe ai psikolog në qendrën Interdipartimentale Mendje/Tru, “disa persona kanë receptorë më të ndjeshëm, që shtojnë shijen e disa substancave e ndryshojnë edhe aromën” (shija e aroma janë në fakt të ndryshme, pasi e dyta është e influencuar edhe nga olfaktori, që modifikon shumë ndijimin global).
Superfuqia e shijes u jep një avantazh atyre që punojnë si kuzhinierë ose në kantinat e rafinuara franceze: kërkimet kanë konfirmuar që midis ekspertëve të verës supershijuesit janë një përqindje e ngritur, studiuesit mbështesin që ka një farë vetëpërzgjedhjeje. Kush i ndien shijet më të forta preferon të punojë në industrinë e ushqimeve. Verërat e përpunuara, ushqimet e mrekullueshme, stofrat delikate, notat perfekte. Me burra e gra të paisur me supershqisa, njerëzimi mund të duket (ndofta) pak më i mirë. /Focus/Bota.al

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: