Elidon Çela pronar i agjencisë “Buon Aventura”, i cili u arrestua në Portin e Durrësit me 516 mijë euro të padeklaruara është liruar nga burgu në fillim të kësaj jave.

Gjykata e Durrësit bëjnë me dije se Çela është liruar me ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Apelit në Durrës.

Ka qenë gjyqtarja Anita Mici, që i ka liruar Elidon Çelën, me arsyetimin se lirimi i tij nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimit, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar masën ‘arrest me burg’.

32-vjeçari deklaroi se paratë nuk vijnë nga veprimtari kriminale, por nga kursimet e familjes me biznese në Itali. Madje mësohet se ai është treguar i gatshëm t’i vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare edhe faturat që sipas tij tregojnë burimin e parave që tentoi ti fusë në Shqipëri në shkelje të ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: