Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me rrëzimin e kërkesës së PD për mocion me debat në Kuvend, në lidhje me gjetjet e OLAF për abuzim me fondet që BE kishte caktuar për fermerët shqiptarë.

Në një reagim për gazetarët, ai u shpreh se nuk është e drejtë që fermerët shqiptarë të presin zhbllokimin e 112 milionë eurove, ndërkohë që mazhoranca nuk pranoi bashkëpunimin me opozitën që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt.

“Grupi Parlamentar i PD ka analizuar me shumë shqetësim gjetjet e OLAF mbi abuzimet e me fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri. Në kuadër të këtij raporti grupi ynë parlamentarë ftoi mazhorancën të bëhemi bashkë për të ofruar masat e nevojshme që synojnë zhbllokimin e fondeve të BE për fermerët. Në një akt të pa precedentë kolegët e mazhorancës nuk janë dakord të analizojnë raportin që 120 ml euro të zhbllokohen në një kohë sa më të shpejtë. Për shkak të abuzimit të tyre fermerët kanë humbur të drejtën të financohen. Abuzojnë dhe nuk duan të rregullojnë masat. Kjo është e pashpjegueshme nuk kishin asnjë argument.

Fermerët e Serbisë , Kosovës, malit të Zi e Maqedonisë kanë të drejtë të thithin fondet ndërsa shqiptarët duhet të presin me vite që fondet të bëhen efektive”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: