DANIMARKA

Prej dy vitesh, Danimarka  nuk dërgon ushtarë në NATO me arsyetimin e se ushtarët janë të konsumuar dhe lodhur. Bazuar tek ajo që raporton gazeta “Berlingske”, thuhet se Forcat e Armatosura të Danimarkës që prej 2 vitesh nuk i dërgojnë më 700 ushtarë për shërbim në aleancë, ndryshe nga vendet e tjera që janë pjesë e saj.

Burimet ushtarake i thanë gazetës në fjalë se 6 mijë ushtarë janë lodhur për shkak të shumë detyrave që kanë marrë përsipër dhe për këtë arsye, ata ndihen të lodhur.

Ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar Forcat e Armatosura të Danimarkës se mosdërgimi i ushtarëve në disa detyra me arsyetimin për lodhjen e tyre mund të shkaktojë “krizë të mungesës së personelit” për një afat të gjatë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb