TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve foli edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa shtoi se të gjithë kryetarët e bashkive nga jugu në veri janë të paligjshëm.

“Asnjë bashi sot nuk gëzon pushtetin legjitim. Secili prej personave që ka uzurpuar unistitucionet vendore është në shkelje të ligjit dhe të kushtetutës. Ka vende ku hajdutëritë ordinere janë në nivele më të ulët. Ka vende ku hajdutëria është shumë e lartë për shkak të dobësisë shtetërore. Fakti që vidhet kaq shumë, vjedhja nuk mund të kthehet në normë. Ky vend ka 99.99 shqiptarë të ndershëm, por për fat të keq hajdutët komandojnë dhe bëjnë ligjin. Është koha që ti jepet fund situatës dhe hajdutët të shkojnë aty ku e kanë vendin.  Duhet që ligji të jetë njësoj si për atë që nuk ka akses e miq si për më të pushtetshmin. Nuk ka fare interes për ne se kush është se në cilën bashki është. Të gjithë janë të paligjshëm është një një situatë të grushtit të shtetit. E rëndësishme është të kuptojmë si erdhëm deri këtu dhe si mund të zgjidhet. Shqiptarët kudo që shkojnë shkëlqejnë atje ku ligji është i barabartë për të gjithë dhe ku u jepet atyre për të shpalosur potencialet e tyre, kjo qeveria ka në gjirin e saj, kriminelë, hajna, oligarkë, që përfaqësojnë një pakicë dhe jo shqiptarët. Si do ti nxjerrim prej aty? Përmes  dekriminalizimi”-theksoi Basha.

Gjithashtu lideri i opozitës tregoi edhe formulën se si mund të zgjidhet kriza poltike. Sipas tij, është koha që të kthehet besimi tek qytetarët duke ndarë njëherë e mirë lidhjen “simbiotike” mes krimit dhe politikës.

“Problemi është ndarja e politikës nga krimi. Një politikë që duhet t’u shërbejë qytetarët dhe llogaridhënies. Kur vjen në pushtet me Ymer Lalën dhe Avdylajt do të punosh për ata. Unë jam i angazhuar që këtë strategji ta vendosim në Shqipëri, dhe qytetarët të jenë ato do të zgjedhin se kush duhet t’i qeveris”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: