“Në nivel teknik janë padyshim më lart se ne, këtë e pamë gjatë fazës së grupeve, por dhe në 1/8 ndaj Gjeorgjisë, por janë një skuadër me të rinj, pa eksperiencë. Është një skuadër me fëmijë. Kanë lojtarë shumë të rinj, por pa eksperiencë internacionale”.

Këtë fjalë të thëna nga Jens Lehmann, ish portieri i Gjermanisë, kanë bërë zhurmë shumë, por nuk mungoi edhe një reagim i shpejtë nga Lamine Yamal: “Ne nuk dëgjojmë askënd, ata që ne jemi e tregojmë në fushë. Kjo deklaratë sigurisht që nuk e ndihmon Gjermaninë, na ndihmon neve. Gjëja më e mirë në këto raste është të mos flasësh. Do ta shohim nëse jemi të vegjël dhe të pafajshëm”, u shpreh Yamal për AS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: