Ministri Sandër Lleshaj konfirmoi se “Fauda” është gati dhe pret vetëm miratimin e ligjit. Në studion e “Real Story”, Ministri Lleshaj u shpreh se focat që do të bëhen pjesë e “Fauda” kanë gati një vit që trajnohen. Ai zbuloi se ata janë ish-pjesëtar të ushtrisë por dhe policë të trajnuar.

“Që ligji të zbatohet do dhe instrumenta. Një nga instrumentat është dhe Forca e Ligjit, që ka një strukturë. Ka kohë që punohet për “Fauda”, është gati një vit. Është një pjesë që janë rekrutuarn nga ushtria por edhe nga forcat e policisë. Këto do të kenë detyrë të ekzekutojnë vendimet. Janë përzgjedhur nga policia e shtetit. Është një numër i mjaftueshëm për të kryer detyrën, jo shumë i madh. Është në kufijtë e treshifrorit”, tha Lleshaj.

Një nga pikat e debatit lidhur me këtë ligj është dhe procedura e përgjimit. Ministri Lleshaj konfirmoi në “Real Story”, se me hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të përdoret nga policia edhe pajisja IMSI-Catcher, e cila përdoret për lokalizimin e banditëve. “Veç faktit që u ngushtojmë fushën e veprimit banditëve, duam të zgjerojmë kompetencat e policisë. Në fushën e përgjigjimit, ka disa mangësi. Ky ligj synon që t`i jap disa atribute, jo përgjime, por në përcaktimin e vendodhjes etj. Për këto, aktualisht duhet vendim prokurorie, ndërsa mund të duhet një vendim i çastit për të parandaluar ndonjë ngjarje”.

“Policia jonë i ka duart e lidhura në përgjime. Policia jonë e ka vështirë të gjejë se i kujt është ky numër ose ku ndodhet personi, të gjendet me celular. IMSI-Catcher, është një pajisje policore e rëndomtë që me ligjin e ri do përdoret. Lokalizimi të përcakton ku ndodhesh, dhe nuk përcakton se çfarë ka brenda telefoni. Atributi i policisë për të përcaktuar ia ka lejuar policisë në emër të sigurisë”, tha Lleshaj.

Ndërkohë, Ministri Sandër Lleshaj u shpreh se ligji është konsultuar me partnerët ndërkombëtar të vendit tonë. Ai tha se partnerët kanë shprehur mbështetjen dhe së shpejti do e bëjnë publikisht. “Ligji është konsultuar me partnerët ndërkombëtar të vendit tonë. Kemi mbështetjen e tyre dhe së shpejti do e kemi mbështetjen e tyre publikisht. Ne nuk jemi të dalë nga binarët për të bërë një gjë pa konsulutuar me partnerët tanë. Është konsultuar shumë madje”, shtoi ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb