Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos vazhdon të jetë i shtruar në spital në gjendje të rëndë, thuhet në njoftimin e fundit mjekësor nga spitali Evangelismos në Athinë.

95-vjeçari po përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe sipas njoftimit të fundit mjekësor gjendja e tij është kritike.

Sot, Janullatos u vizitua nga ministri i Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, Kyriakos Pierrakakis, i cili u informua për ecurinë e shëndetit të kryepeshkopit.

Janullatosin e vizituan dje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë Ieronymos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb