Adnan Januzaj mund të luajë ende për Shqipërinë. Mediat belge janë të parat që kanë dhënë alarmin. Në Belgjikë janë të bindur se kjo ‘martesë’ mund të bëhet dhe kanë filluar të frikësohen. Snobizmi që i kanë bërë yllit të Manchester United që luan aktualisht me Borussia Dortmundin, duket se ka bërë që shqiptari me disa kombësi të mendojë për alternativa të tjera, mes tyre Shqipërinë.

Madje, mësohet se belgët tanimë janë të bindur se futbollisti mund t’i braktisë, për Shqipërinë kuqezi. Nuk do të ishte edhe kaq tragjike, duke parë që kuqezinjtë e kanë kërkuar me ngulm. Teknikisht çdo gjë është e arritshme, por problem mbetet trajneri dhe FSHF që zor se e kanë harruar refuzimin që u bëri familja Januzaj. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: