Futbollisti nga Kosova është prezantuar sot para tifozëve të klubit spanjoll, Real Sociedadit. Mesfushori Adnan Januzaj ka përfunduar me sukses transferimin e tij nga Manchester Unitedi tek Real Sociedadi.

Gjatë prezantimit në fushën e Sociedadit, Januzaj ka bërë një foto ku shihet së bashku me flamurin e Kosovë edhe të Shqipërisë, përkrah atij të Belgjikës.
januzaj1
Kujtomë se Januzaj luan për përfaqësuesen e Kombëtares së Belgjikës, ndërsa transferimi i tij nga Manchester Unitedi thuhet se i ka kushtuar 8 milionë paund Sociedadit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: