TOKIO– Stuhitë e fuqishme të borës në një pjesë të gjerë të Japonisë kanë vrarë të paktën 11 persona, njoftoi media lokale që flet gjithashtu për dëme materiale dhe çrregullim të konsiderueshëm të transporteve.

”Kushtet vazhdonin edhe sot të ishin shumë të këqija në perëndim, qendër dhe veri të arqipelagut, ku në disa zona ka rrezik të lartë për rrëshqitje të tokës dhe ortekë”, paralajmëroi agjencia kombëtare e meteorologjisë.

Për shkak të rrëshqitjes së tokës rreth 280 banorë kanë mbetur të bllokuar në një fshat malor, ndresa prej tre ditësh kompanitë ajrore kanë anluluar me qindra fluturime.

Në dimër Japonia shpesh herë ndahet në dy sipas një diagonaleje që kalon nga verilindja në jugperëndim, ku në krahun perëndimor ka stuhi dëbore ndërsa nga krahu tjetër, ku gjendet Tokio, një qiell blu me një mot të ftohtë por të thatë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: